SHËRBIMET TONA
Vizioni që na udhëheq

“COMPANY RIVIERA 2008” sh.p.k, me seli ne Tirane, e administruar nga Z. Agim Kola, ka filluar aktivitetin e saj ne vitin 2008, fillimisht si nje sipermarrje e vogel , me veprimtari kryesore prodhimin dhe tregtimin e materialeve ndertimore, inerteve dhe asfalto-betoneve, duke sjelle teknika te reja dhe risi ne kete fushe nisur nga eksperienca e fituar nder vite ne shtetin fqinje Itali. Fale perpjekjes, guximit, kembenguljes dhe mbi te gjitha punes se palodhur arriti te afirmohej ne tregun vendas dhe ne nje kohe te shkurter te kthehet ne nje nga shoqerite me serioze ne vend, duke shtrire aktivitetin e saj edhe me gjere ne fushen e ndertimit, konkretisht :Ndërtime civile dhe industriale.,Ndërtime rruge, ura, trotuare, vepra arti të ndryshme etj.
Sot kjo shoqeri prodhon , nderton, dhe investon duke plotesuar me perpikmeri te gjitha kerkesat e klienteve qofshin investitor publik apo privat.
“COMPANY RIVIERA 2008” shpk është mbështetur në një staf të kualifikuar, me përvojë shumë vjecare në fushën e ndërtimit, si dhe ne një gamë te gjerë makinerish bashkëkohore për të kryer të gjitha proceset e punës, duke filluar nga makineritë e rënda e deri tek pajisjet e ndryshme.
Një shoqëri serioze, e licensuar për të gjithë aktivitetin e saj, dhe e çertifikuar në përputhje me të gjitha standartet europiane në fuqi.
“COMPANY RIVIERA 2008” sh.p.k vlereson me kujdes cdo projekt, cdo punim që merr përsipër duke u bazuar në seriozitet, aftësi, besueshmëri, përpikmëri dhe mbi të gjitha CILËSINË.
Parafabrikati ynë

Shërbimet që ofrojmë për ju

1. Studim fizibiliteti
Vleresim I cdo informacioni mbi zonen e ndertimit dhe perdorimi I tyre per projekt idene.
Vleresim I I zones se ndertimit, perfshire studim gjeoteknik.
Konsiderojme zgjedhje te ndryshme ne site te ndryshme ( ne raste kur klienti kerkon konsulence) .
Analize e zgjidhjeve baze mbi kerkesat e klientit.
2. Projektim arkitektonik
Projekt arkitektonik I bazuar ne nevojat e klientit.
Zgjedhja e elementeve parafabrikat qe do te perdoren ( ne baze te hapesires se drites te nevojshme per shperndarjen ne plan dhe lartesine e shfrytezueshme)
Zgjedhje e kompozimit dhe materialitetit ne fasade.
Plane, prerje, fasada.
Interier I nderteses – ekstra ( ne baze te kerkeses se klientit)
3. Projektim inxhinierik
Analiza strukturore e elementeve parafabrikat.
Projektim I elementeve parafabrikat nga zyra jone e projektimit e drejtuar nga ing. Vincenzo Silistrini.
4. Prodhim
Prodhim I elementeve ne baze te projektit inxhinierik.
Cdo element eshte I prodhuar ne fabrike.
Cdo element vendoset ne pisten perkatese ne baze te dimensionimit.
Insertet vendosen ne cdo element duke ndjekur vizatiment strukturore.
Kur elementet jane gati ( kur eshte arritur marka e betonit e shenuar ne projektin strukturor) ngrihen nga pista.
Cdo element siglohet ( ne baze te projektit dhe nr. te elementit) dhe me pas pozicionohet ne zonen e stokazhit.
5. Transport
Elementet qe do te transportohen ne kantierin e ndertimit, perzgjidhen nga zona e stokazhit ne baze te nje studimi te meparshem ( ne baze te rradhes se montimit)
Elementet e perfunduara transportohen me trailer ne vendndodhjen perfundimtare.
6. Montim
Elementet montohen ne vend nga grupi jone I montimit.
Cdo element lidhet me tjerin me ane te inserteve.
7. Punime finiture
Punimet e finitures jane punimet e fundit perpara dorezimit te objektit. Ato perfshijne pastrimin e fugave ndermjet paneleve, silikonimin e tyre, punime rregulluese etj.
8. Dorezim i objektit
Godina parafabrikat eshte gati per perdorim!
Certifikimet tona

Certifikate konformiteti ISO 9001:2008



